KQZ-ja pezullon të gjitha aktivitetet e planifikuara për zgjedhjet e 18 dhjetorit (VIDEO)

KQZ-ja pezullon të gjitha aktivitetet e planifikuara për zgjedhjet e 18 dhjetorit (VIDEO)

Me dhjetë vota pro e asnjë kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të dielën, vendosi që të pezullojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për zgjedhjet lokale në veri të vendit të parapara më 18 e 25 dhjetor.

Kjo vjen një ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vendosi për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve dhe caktoi datën e re për mbajtjen e tyre.

E ky ndryshim në afatet kohore pritet t’i shkaktojë telashe KQZ-së që veçse kishte nisur punën.

Që të mos përsëritet kjo situatë, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Sami Hamiti, kërkoi menaxhim më të mirë për procesin zgjedhor të caktuar më 23 prill.

E më i zëshëm ishte Ilir Gashi nga radhët e PDK-së, i cili insistoi që çdo anëtar të paguhet për punën e bërë deri një ditë më parë.

Për këtë siguroi kryeshefi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se buxheti i ri do të miratohet më së largu deri në javën e ardhshme.

Related Articles