Në afat rekord Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për garën e balotazhit, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas KQZ-së, LDK-ja ka fituar më shumë komuna në rundin e dytë. Përparim Rama fitoi në Prishtinë, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Bexhet Xheladini në Dragash, Ruzhdi Shehu në Junik e Sokol Haliti në Viti.
LVV-ja fitoi në Mitrovicë të Jugut, me Alban Hysenin në Gjilan, Halil Thaçin në Obiliq e Valon Prebrezën në Fushë-Kosovë.
AAK-ja doli e para në Gjakovë me Ardian Gjinin, Bali Muharremajn në Suharekë, Smajl Latifi në Rahovec e Zenun Elezajn në Klinë.
PDK-ja fitoi në Prizren me Shaqir Totajn, në Kaçanik me Sabedin Vishin dhe në Vushtrri me Ferit Idrizin.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se shpreson që brenda javës së dytë të shpallen rezultatet përfundimtare të balotazhit që u mbajt sot. / Gazeta Enigma.
