KQZ mban mbledhje, Lista “Guxo” pritet të regjistrohet si subjekt politik

KQZ mban mbledhje, Lista “Guxo” pritet të regjistrohet si subjekt politik

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Lista “Guxo” pritet të regjistrohet si subjekt politik, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryetare e këtij subjekti do të jetë Donika Gërvalla.

Regjistrimi si subjekt politik do të ndodh pikërisht sot, në njëvjetorin e fitores së zgjedhjeve, në të cilat kjo parti ishte në koalicion me Vetëvendosjen.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e  Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes. / Gazeta Enigma.

Related Articles