KQZ me një njoftim për akreditimin e vëzhguesve

KQZ me një njoftim për akreditimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore mbyllet sot.

Sipas komunikatës së KQZ-së, të gjitha subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja për vazhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, aplikimin për vëzhgimin e këtij procesi mund ta bëjnë edhe gjatë ditës së sotme.

“Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 17 prill 2023,

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Mediave) apo në vegzën direkte:



Related Articles