KQZ në pritje të Gjykatës Supreme, pastaj procedojnë me certifikim të rezultateve

KQZ në pritje të Gjykatës Supreme, pastaj procedojnë me certifikim të rezultateve

Nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende nuk janë ceritfikuar rezultatet e partive politike, raporton Gazeta Enigma.


Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykata Supreme për keqpërdorimet që sipas tyre janë bërë me votat me postë.

Ky organ ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.

Nga KQZ kanë konfirmuar se po e presin verdiktin e Supremes për të proceduar tutje me certifikimin e rezultatet.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. / Gazeta Enigma.

Related Articles