Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar kandidatin e pavarur, Fatmir Hasani.Hasani fillimisht kishte aplikuar të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Aktivisti shumëvjeçar i VV-së nga Mitrovica por me banim në Londër, kishte shprehur vullnetin dhe dëshirën të bëhet kandidat për kryetar, pasi kishte shumë vite që po i shërbente Lëvizjes.
Pasi nuk arriti t’i marrë votat nga anëtarët e Këshillit të VV-së, Hasani vendosi që garës për të parin e qytetit, t’i hyjë si i pavarur.
Por KQZ nuk ka aprovuar kandidaturën e tij, ndërsa Hasani po e konsideron si gabim të lëshuar nga ky institucion.