Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i 99.09 përqind e votave, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.81 përqind, Partia Demokratike e Kosovës e dyta me 22.16 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.60 përqind dhe AAK me 7.46 përqind.
Deri tani janë numëruar votat nga 2 mijë e 510 vendvotime prej 2 mijë e 533 sa janë gjithsej. /Gazeta Enigma/