KQZ publikon masat anti-COVID për ditën e zgjedhjeve

KQZ publikon masat anti-COVID për ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar masat të cilat duhen respektuar gjatë procesit të votimit nesër, më 17 tetor.

Një nga masat kryesore që duhen ndërmarrë votuesit janë mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 2 metrash.

Një tjetër masë me rëndësi është edhe ajo e dezinfektimit të duarve, në hyrje dhe dalje të vendvotimit.

Këto janë të gjitha masat e parapara për t’u respektuar:

  • Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
  • Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
  • Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
  • Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
  • Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
  • Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;
  • Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles