Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot gjatë ditës do të mbajë konferencë për media në sallën e sporteve “1 Tetori”.
Në njoftim thuhet, se aty pritet të paraqitet progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës.
Tutje, KQZ-ja njoftoi se kjo konferencë pritet të mbahet në ora 17:00.
“Ju njoftoj se sot (e martë, 18 shkurt 2025, ora 17:00) në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Prishtinës, në sallën e sporteve “1 Tetori” do të mbaj konferencë për media për të paraqitur progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma