KQZ: Të dhënat e fundit për daljen në zgjedhje deri në orën 11:00

KQZ: Të dhënat e fundit për daljen në zgjedhje deri në orën 11:00

1.260,571 votues të dielën pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 9,30% për qind apo 4 mijë e 216 qytetarë me të drejtë vote.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

Në të gjitha komunat ku do të ketë garë të dytë për të zgjedhur të parin e komunës, janë 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë qytetarëve votimin.

/Gazeta Enigma/

Related Articles