Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media për ditën e sotme ku ka folur rreth hapjes së vendvotimeve nëpër qytetet e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet në 38 komuna të Kosovës janë hapur në kohë dhe procesi i votimit ka filluar me rregull.
“Në ora 07:00 të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet. Numri i vendvotimeve është 2 mijë e 477 në total. Në total janë 166 kandidat për kryetar komunash dhe 5 mijë e 198 kandidat për asamble komunale”, ka thënë Elezi.
Ai ka bërë të ditur se të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.885.443 qytetarë të Republikës së Kosovës.
Elezi në fund i ka bërë thirrje qytetarëve në emër të KQZ-së që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar./Gazeta Enigma.