KQZ tregon se kur përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja

KQZ tregon se kur përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja

Afati për paraqitjen e kërkesave për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, do të mbyllet më 25 janar.

Kërkesat mund të dorëzohen nga organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësues të vendeve të huaja, njofton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar Gazetën Enigma se afati për vëzhguesit e subjekteve politike ka përfunduar më 20 janar, ndërsa më 25 janar do të mbyllet afati për vëzhguesit e organizatave jo-qeveritare, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.

“Më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ-ja ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt. Edhe mediat mund të bëjnë aplikimin e tyre online. Deri tani, kemi pranuar dhjetëra aplikime nga media vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kërkuar akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre të cilët do të mund të përcjellin votimin në ditën e zgjedhjeve, por edhe proceset e tjera në qendrat komunale të numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi./GazetaEnigma/

Related Articles