Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë hapur vendvotimet në disa vende jashtë Kosovës, për votuesit e diasporës.
AI bëri të ditur se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do hapen në ora 11:00 me orë lokale të Kosovës.
Elezi bëri të ditur se numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike është 20 mijë e 324,
“Në Shtutgart dhe Zvicër janë hapur përfaqësitë diplomatike. Në Mbretërinë e Bashkuar pak më parë kemi marr konfirmimin se ka filluar votimi në ambasadën e Londrës. Në Belgjikë është hapur ambasada në Bruksel, në Austri ambasada në Vjenë, në Francë ambasada në Paris dhe konsullata në Strasburg, në Itali ambasada në Romë dhe konsullata në Milano, në Turqi është hapur konsullata e cila është e vendosur në Stamboll. Po ashtu në Norvegji ka filluar procesi i votimit në ambasadën në Oslo, gjithashtu në Lublanë të Sllovenisë, në Suedi gjithashtu në ambasadë, në Danimarkë në konsullatën e Kopenhagen, po ashti edhe në ambasadën e Kosovën në Kroaci në Zagreb, edhe në Holandë në ambasadën në Hagë, në ambasadën e Kosovën në Pragë të Çekisë, në ambasadën e Hungarisë në Budapest, si dhe në ambasadën e Kosovën në Maqedoni të Veriut në Shkup”, tha Elezi.
“Në orën 13:00 sipas orës lokale të Kosovës, planifikohet të hapet edhe procesi i votimit në ambasadën e Kosovës në Uashington dhe në konsullatën e Nju Jorkut, po ashtu edhe në konsullatën e Kanadasë e të Torontos”.
“Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike është 20 mijë e 324”.
Ai tutje bën të ditur se vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësitë diplomatike, do të mund të votojnë në ditën e sotme.
“Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që iu përkasin 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, tha ai tutje.