Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se zyrtarëve të tyre iu është pamundësuar hyrja në zyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Elezi theksoi se në lidhje me këtë situatë kanë thirr mbledhje, sot. me fillim nga ora 18:00.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur”, ka theksuar Elezi.
“Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”.