Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai duke e komentuar sjelljen e kryesuesit të seancës, Avni Deharit, ka thënë se ai po ushtron “terror mbi parlamentarizmin dhe demokracinë” e vendit.
“Avni Dehari, njeriu që shkel brutalisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thotë “rregullorja nuk e lejon.” Kjo që po bënë ky person është terror mbi parlamentarizmin dhe demokracinë në vendin tonë”, theksoi Krasniqi.
Sipas tij “Kjo sjellje brutale e Avni Deharit do të shënohet në histori si turp i këtij personi dhe i partisë që përfaqëson”.
Krasniqi: Avni Dehari, po bënë terror mbi parlamentarizmin dhe demokracinë në vendin tonë
