Krasniqi “bomba” e radhës e SC Gjilanit, pritet vetëm zyrtarizmi

Krasniqi “bomba” e radhës e SC Gjilanit, pritet vetëm zyrtarizmi

SC Gjilani është në bisedime me Blerim Krasniqin rreth një transferimi të mundshëm të tij, shkruan Gazeta “Enigma”.

Krasniqi është nga Kavaja, teksa në sezonin e fundit u aktivizua te skuadra kampione, “Teuta” e Durrësit.

Klubi i Gjilanit është në bisedime të avancuara me sulmuesin në fjalë, derisa interes për të ka shprehur edhe skuadra e Ballkanit.

Bisedimet kanë shkuar mirë mes palëve dhe për momentin po mungon vetëm hedhja e firmës në kontratën e bashkëpunimit mes Krasniqit dhe “Skifterave”.

Përveç te Teuta, 25-vjeçari ka luajtur edhe te Skënderbeu i Korçës dhe Apolonia e Fierit.

Sezonin e fundit, Blerim Krasniqi e mbylli me pesë gola dhe tre asistime nga 2,723 minuta të luajtura në të gjitha garat./Gazeta Enigma

Related Articles