Politologu dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar kërkesën e kryeprokurorës së Speciale për 45 vite burgim për Hasim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilën e ka quajtur “fyerje” për çdo shqiptar, raporton Gazeta Enigma.
“Çdo shqiptar në botë duhet të ndihet i fyer dhe i kërcënuar nga pretendimi i kryeprokurores së Speciales që krerët e UÇK-së dhe të shtetit tonë të dënohen me nga 45 vjet burg. Fyehet sakrifica për liri e një populli/kombi të tërë dhe kërcënohet me inkriminim një shtet i tërë”, ka shkruar ai.
