Krasniqi fajëson Qeverinë Kurti për rënien e banorëve: Rinia e Kosovës po e braktisin vendin

Krasniqi fajëson Qeverinë Kurti për rënien e banorëve: Rinia e Kosovës po e braktisin vendin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka reaguar pas publikimit të shifrave të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilat treguan se Kosova i ka 1,586,659 banorëve rezidentë, njofton Gazeta Enigma.

Krasniqi tha se shifra është “lajm i keq dhe shumë i dhembshëm”.

“Vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë. Sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

I pari i PDK-së, për këtë rënie e fajësoi Qeverinë Kurti.

“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, u shpreh Krasniqi. /Gazeta Enigma

Related Articles