Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur rastin e ish raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, duke kërkuar me urgjencë informacione nga Zvicra.
Krasniqi përmes një postimi në Twitter tha se autoritetet zvicerane mund të jenë në dijeni lidhur me planifikimin e vrasjes së Martyt.
“Duket se Qeveria Federale e Zvicrës është plotësisht i informuar, por ka nevojë për të vërtetën e plotë për këtë situatë”, shkroi ai.
“Kërkojmë informacion urgjent dhe të plotë për komplotin skandaloz të vrasjes nga inteligjenca serbe shërbime kundër ish-prokurorit zviceran Dick Marty, me të vetmin synim fajësimin e kosovarëve”, tha tutje Krasniqi./Gazeta Enigma/