Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përpiluar një listë siç e quan “listë të gjatë të zhgënjimeve”, për qeverisjen 1-vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.
Qeverinë Kurti, Krasniqi e quan të paaftë por të fortë në numra, sipas tij fitorja e datës 14 shkurt 2021 prodhoi një impuls prapa të cilit, siç tha ai, nuk ka as vizion, as program, as agjendë, as zhvillim, as integrim, as punësim, por veç propagandë.
Kreu i PDK-së shkruan se pasqyrë e qeverisjes 1-vjeçare të qeverisjes së Kurtit është edhe ikja masive nga Kosova e të rinjve.
Sipas Krasniqit, në vend se të shpërthente politika e jashtme, ka arritur ta izolojë Kosovën totalisht.
Ai ka kritika edhe për fushën e arsimit, ekonomisë etj.
Postimi i tij i plotë: