Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar profesorin të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti në 23 vjetorin e zhdukjes së tij.
Krasniqi thotë se regjimi serb po e mban të fshehur të vërtetën e rastit Hoti.
“Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, Krasniqi tha se për zbardhjen e fatit të Hotit dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës që figurojnë akom atë zhdukur, Kosova nuk do të ndalet së kërkuari.
“Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi”, shtoi ndër të tjera Krasniqi.