Krasniqi: Kurti bëri propagandë me Bashkimin Kombëtar

Krasniqi: Kurti bëri propagandë me Bashkimin Kombëtar

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti me idenë për Bashkimin Kombëtar ka dëmtuar jo vetëm ashkimin si të tillë, por edhe Kosovën Atlantike.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se afrimi i panatyrshëm i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleaksandar Vuçiq, ka qenë operacion ndërkombëtar, për të mposhtur propagandën agresive të Kurtit për Bashkim Kombëtar.

Tutje, Krasniqi ka numëruar katër pasoja pas kësaj, duke thënë se Kurti e ka suspenduar planin për njohje e Kosovës, që sipas tij nuk do të ketë as Bashkim Kombëtar dhe as njohje të shtetit.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike në vend ka thënë se populli do të vazhdojë të jetë i manipuluar.

“Dëmi tashmë është bërë nga ajo propagandë primitive dhe agresive. Ndërsa afria banale e Ramës me Vuçiqin ka ngelë vetëm si dëm kolateral i dëmit katastrofal të aventurizmit propagandistik e politik të Kurtit. Thënë thjesht, u kompromentua ideja e bashkimit kombëtar dhe u rrezikua pavarësia e shtetit kosovar. Çka ka rrezik tjetër? Ka rrezik se mund të bëhet federalizimi i Kosovës, gjë që do ta bënte vend të pajetueshëm Kosovën tonë të shtrenjtë. P.S. Uroj që Kurti nesër të mos lëshojë pe lidhur me federalizimin”.

Related Articles