Putin: Perëndimi synon të shpërbëjë Rusinë

Putin: Perëndimi synon të shpërbëjë Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të shkatërrojë Rusinë. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se në një intervistë me Rossiya 1, Putin tha se Perëndimi ka “një qëllim: të shpërbëjë ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij kryesore – Federatën Ruse”.

“Dhe atëherë, ndoshta, do të na pranojnë në të ashtuquajturën familje të popujve të qytetëruar, por veçmas, çdo pjesë veç e veç. Për çfarë?” tha Putin. Ndërkohë, në një intervistë për një tjetër kanal rus, Putin ka thënë se Rusia duhet të marrë parasysh aftësitë bërthamore të NATO-s.

“Në kushtet e sotme, kur të gjitha vendet udhëheqëse të NATO-s kanë deklaruar qëllimin e tyre kryesor që të na shkaktojnë një disfatë strategjike, në mënyrë që populli ynë të vuajë siç thonë ata, si mund të shpërfillim aftësitë e tyre bërthamore në këto kushte?”, ka thënë Putin, sipas TASS.

Related Articles