Krasniqi: Kurti po fshihet prapa seancës së Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga ana e kryeministrit Kurti pas presionit të ndërkombëtarëve për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.



Krasniqi ka thënë me anë të një postimi në Facebook se Kurti nuk ka pse të fshihet prapa seancës së Kuvendit.

Ai ka shtuar se qëndrimi i Qeverisë për moslejimin e mbajtjes së referendumit është i drejtë, andaj duke pasur parasysh qëndrimin e opozitës në këtë çështje, sipas tij nuk ka pasur nevojë që të thirret situatë e jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

“Qëndrimi i Qeverisë për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë është i drejtë. Partia Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera opozitare i kanë shprehur qëndrimet e tyre që janë në linjë me qëndrimin e Qeverisë. Andaj, çfarë arsye ka që të mbledhet Kuvendi për të diskutuar më shumë për këtë temë? Për t’ia rishprehur këto qëndrime njëri-tjetrit? Apo për të gjuajtur përgjegjësinë nga Qeveria te Kuvendi?”, ka shkruar ai.

Ai ka rikujtuar faktin se çfarëdo rezolute që hidhet në votim në Kuvend, nuk është obligative për Qeverinë dhe si e tillë s’ka kurrfarë efekti. /Gazeta “Enigma”/

Postimi i plotë nga Krasniqi në Facebook:

Related Articles