Kurti për referendumin: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askujt nuk po i cënohet e drejta e votës

Kurti për referendumin: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askujt nuk po i cënohet  e drejta e votës

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta “Enigma”.



Me një minutë heshtje për nder të 45 viktimave të Masakrës së Reçakut ka nisur seanca e së shtunës.

Kjo seancë është thirr sot urgjentisht me një pikë të vetme të ditës: Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar rreth çështjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se votimi mund të bëhet vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe në asnjë formë tjetër.

Ai thotë se kushtetuta e Kosovës përcakton se te gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit.

“Shteti jonë njihet si shtet sovran dhe demokratik, andaj me kushtetutën tonë të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë”, ka theksuar Kurti.

Ndërsa shton se shteti i Kosovës respekton parimet e barazisë para ligjit dhe garanton të gjitha të drejtat e njeriut.

“Ushtrimi i kësaj të drejte të votimit duhet të bëhet nën ombrellën e normave juridike tona. Duke respektuar normat për votimin jashtë vendit dhe ligjin zgjedhor. Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi për referendum mund të bëhet në zyrën ndërlidhëse në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Serbët e Kosovës në këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e konsideron Kosovën brenda vendit”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti.

Për ta bërë të qartë që një qëndrim i tillë është i të gjithëve edhe Kuvendit dhe qytetarë, do ta lexojë tekstin e një Rezolute pas pak”, ka thënë Kurti.

Të pranishëm në këtë seancë janë 78 deputetë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles