Krasniqi: LVV-ja ka qenë e pakënaqur me Konjufcën

Krasniqi: LVV-ja ka qenë e pakënaqur me Konjufcën

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, vlerëson se arsyeja se pse VV-ja nuk po e propozon për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën, është se partia “nuk është e kënaqur me mënyrën se si Konjufca e ka udhëhequr Kuvendin mandatin e kaluar”.

Sipas tij, Konjufca nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze interesat e VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e pakënaqur me Konjufcën për shkak që nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze, dhe ata dëshirojnë dikë i cili i mbron në mënyrë strikte dhe që nuk ka fort kokëçarje për rregullat dhe procedurat të cilat janë në Kuvend”, ka deklaruar Krasniqi. / Gazeta Enigma.

Related Articles