Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte prezent në themelimin e degës së kësaj partie në Baden Ëürttemberg, të Gjermanisë.
Nga atje, Krasniqi tha se ky kuvend rikonfirmon mobilizimin dhe rritjen e pandalshme të PDK-së në mërgatë, ashtu siç po ndodhë edhe në Kosovë.
Ndërkaq kritikues ishte ndaj Qeverisë Kurti.
Ai tha se PDK ka qenë, është dhe do të jetë gati për zgjedhje për t’i sjellë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore, dhe se për këtë i duhet mbështetja e mërgatës.
“Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë, do të jemi gjithmonë bashkë”, tha ai në fjalimin e tij gjatë Kuvendit Zgjedhor të kësaj dege. /Gazeta Enigma