Krasniqi nga Meja: Gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë

Krasniqi nga Meja: Gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, postimi në profilin e tij në Facebook ka kujtuar të pagjeturit që tani e 23 vite pas nuk dihet për fatin e tyre, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Sot kujtojmë 376 civilë të paarmatosur, të masakruar mizorisht nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të vitit 1999. Fatkeqësisht, tani 23 vite pas, disa prej tyre ende janë të pagjetur”, thuhet në postimin e tij.

Tutje Krasniqi ka theksuar se gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë.

“Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve. Por, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles