Krasniqi për Deharin: Më mirë të tërhiqet nga kryesimi i seancës konstituive

Krasniqi për Deharin: Më mirë të tërhiqet nga kryesimi i seancës konstituive

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari do të duhej të kërkonte falje për veprimet antikushtetuese, si dhe të tërhiqej, raporton Gazeta Enigma.

“Avni Dehari, të paktën, do të duhej ta kishte hapur seancën e djeshme me një kërkim falje ndaj deputetëve për veprimet e tij kundërkushtetuese. Sa herë që deputetët i rikujtonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ai me arrogancë kërkonte nga regjia t’ua ndalte mikrofonin”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij më e natyrshmja do të ishte që ai të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive.

Kjo pasi sipas tij “Imponoi në mënyrë arbitrare një opsion kundërkushtetues, injoroi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se një muaj si dhe dëshmoi se nuk është në gjendje të veprojë i pavarur nga diktati partiak”.

“Një kryesues i seancës konstituive duhet të mbrojë rendin kushtetues dhe dinjitetin e Kuvendit, jo ta cenojë atë”.

Related Articles