Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur në selinë e partisë së tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili e ka uruar për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me ambasadorin Minxhozi kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, pas përmbylljes së procesit zgjedhor në të dy raundet.
“Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma.