Bie edhe më shumë interesi për t’u vaksinuar në Kosovë

Bie edhe më shumë interesi për t’u vaksinuar në Kosovë

Interesimi për t’u vaksinuar ka rënë së fundmi në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit në vend janë administruar 2 mijë e 25 doza të vaksinave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 599 mijë e 372.

847 mijë e 7 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës. Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga kjo ministri. /Gazeta Enigma.

Related Articles