Ardhja në Kosovë e një grupi të afganëve nga profesori universitar dhe publicisti Milazim Krasniqi, nuk po shihet si rrezik për vendin.
Profesori universitar në një intervistë për Ekonomia Online thekson se qëndrimi i tyre në Kosovë do të jetë i përkohshëm.
Ai po e quan të duhur vendimin e Qeverisë për strehimin e tyre duke shtuar se ky është veprim strategjik në partneritet me ShBA-në dhe me NATO-n.
“Vendimi i Qeverisë i ka dy komponentë e ka anën humanitare dhe anën strategjike, nga aspekti humanitar pa dyshim që duhet tu ofrohet ndihmë dhe strehim kujtdo që ka nevojë ndërsa nga ana strategjike padyshim që ky është një partneritet me ShBA-në dhe me NATO-n dhe si tillë padyshim është vendim i duhur”.
“Unë natyrisht kemi një dorë të sikletit kur ballafaqohemi me të huajt kjo është një ndjenjë fillestare, por jam i bindur që me mekanizmat që ekzistojnë mund të kontrollohet edhe ky fenomen dhe sipas të gjitha gjasave ata do të jenë me qëndrim të përkohshëm në Kosovë ashtu që nuk paraqet ndonjë problem serioz”.
Tutje profesori thotë se nuk pret që të ketë ndonjë problem sa i përket ndarjes së buxhetit, e që sipas tij, do ishte mirë që edhe Kosova të ndante mjete për ta, por shprehet i bindur edhe se vendet mike do të ndihmojnë në këtë drejtim, raporton EO.
“Në fund të fundit ne vet si njerëz të Kosovës e dimë përvojën e hidhur që kemi pasur duke qenë të dëbuar nga vendi ynë duke qenë refugjatë dhe e dimë që ajo mikpritje që na kanë ofruar ka qenë shpëtimtare për ne”.
“Tash për tash nuk dihen të gjitha modalitetet, por padyshim që Kosova do të jetë e ndihmuar në këtë aspekte sepse partnerët tanë i dinë vështirësitë financiare që i ka Kosova dhe Kosova ende është objekt ose subjekt i ndihmave që vijnë nga shtetet mike, në këtë aspekt nuk ka nevojë për stres, por edhe nëse do të duhej nga buxheti i vendit të ndahet një pjesë e mjeteve për arsyeje humanitare”.
Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë tha se një muaj që janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas konfliktit në këtë shtet, raporton Ekonomia Online.
Këtë përgatitje Kurti tha se janë duke e bërë në koordinim të plotë me ShBA-në, duke shtuar se këtë punë e kanë bë pa zhurmë e me shumë seriozitet.
Përderisa Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.