Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Drenas, ku tha se pa një entuziazëm e vendoshmëri të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci më 14 nëntor.
“Sonte ishte një mbrëmje madhështore në Drenas, ku pashë entuziazëm e vendosmëri të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci më 14 nëntor”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qeverisja e mirë dhe transparente e Ramiz Lladrovcit është vlerësuar si model nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga ndërkombëtarët.
“Qeverisja e mirë dhe transparente e Ramiz Lladrovcit është vlerësuar si model nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga ndërkombëtarët. Përtej kësaj, janë qytetarët e Drenasit ata që e çmojnë punën e palodhshme të kryetarit të tyre. Andaj, Ramiz Lladrovci do të vazhdojë të jetë kryetar i Drenasit, sepse e ka mbështetjen e të gjithë atyre votuesve që duan perspektivë e projekte zhvillimore në këtë komunë, pavarësisht interesave të ngushta klanore e oponentëve të pandershëm që mundohen t’i tjetërsojnë këto fakte me shpifje. Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, në këtë bastion tonin të pathyeshëm ka vetëm një adresë – numrin e fitores 177”, ka shkruar Krasniqi.