Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend

Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka mirëpritur përmbylljen e e propozimeve legjislative për realizmin e reformës në sistemin zgjedhor në Kosovë.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo parti për më shumë se një dekadë ka qenë e hapur dhe e angazuar për të reformuar sistemin zgjedhor në vend.

“Për më shumë se një dekadë, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë, me qëllim të avancimit strukturor dhe përmbajtjesor të proceseve elektorale, si një parakusht për demokraci të qëndrueshme, pushtete të përgjegjshme dhe institucione të ligjshme.

Mirëpres përmbylljen me sukses të propozimeve legjislative për realizimin e kësaj reforme dhe përgëzoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë”, ka shkruar ai.

Krasniqi po ashtu ka thënë se kjo reformë tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për t’i dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që e kanë arritur.

Related Articles