Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u takua me Myftiun Naim Tërnava, për t’ia uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Krasniqi tha se gjatë këtij muaji është tejet e rëndësishme që të gjithë të ftojnë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira.
“Me Myftiun Tërnava diskutuam edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë. Myftiun e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare dhe për shembullin e humanizmit dhe ndihmës konstante për nevojtarët”, shkroi Krasniqi.