Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
I pari i PDK-së njofton se në këtë takim u diskutua për bashkëpunim me interes të përbashkët, në veçanti për zhvillimin e fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Krasniqi thotë se në çdo rrethanë Turqia ka dëshmuar miqësinë e sinqertë ndaj Kosovës dhe se urat e forta të mirëbesimit, mund të fuqizohen edhe më shumë.
Postimi i plotë:
“Në takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, diskutuam për bashkëpunimin me interes të përbashkët, në veçanti për zhvillimin e fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Në historinë tonë të re, Turqia me dashamirësi ka marrë pjesë në shtetndërtim, duke u bërë krah i fuqishëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë institucionale, në veçanti duke kontribuar në zhvillimin ekonomik.
Në çdo rrethanë, Turqia ka dëshmuar miqësinë e sinqertë, me kontribut të madh për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet e treta.
Urat e forta të mirëbesimit, mund të fuqizohen edhe më shumë”.