Ylli i futbollit kosovar, Ermal Krasniqi, pritet që së shpejti t’i bashkohet gjigantit rumun, CFR Cluj.
Tashmë edhe faqja e njohur, ‘Transfermarkt’ e ka zyrtarizuar Krasniqin si futbollist të Cluj, raporton Gazeta Enigma.
Klubi nga Suhareka, FC Ballkani, pritet që t’i përfitojë rreth 300 mijë euro nga transferimi i tij.
Kjo shumë pritet të jetë rekorde për futbollin kosovar.
Kujtojmë që Krasniqi ka qenë i ftuar edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.
/Gazeta Enigma/