Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e tij, e cila është e dyta në kohën e fundit për në ShBA, do të realizohet javën e ardhshme.
Sipas PDK-së, Krasniqi do të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit.
“Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat”, thuhet në kutmesë.