Krasniqi: Sot ka qenë dita më e rëndësishme në jetën time politike

Krasniqi: Sot ka qenë dita më e rëndësishme në jetën time politike

Memli Krasniqi, ka folur për herë të parë për media si kryetar i Parties Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë vullneti i antarsisë së partisë që të mblidhen dhe të organizojnë këtë Konventë, per një rrugëtim të përbashkët, shkruan Gazeta Enigma.

Krasniqi ka mar besimin e 469 delegatëve të PDK-së.

“Ky besim me obligon për pune dhe përkushtim me të gjithë ata që më bashkohen në këtë rrugëtim”, ka thënë ai.

Krasniqi premton një dinamikë të re

“Do te jem i hapur dhe bashkëpunes me të gjithë, sepse PDK-ja është e hapur për të gjithë ata që duan të punojnë së bashku në të mirë të vendit”, ka theksuar Krasniqi.

Më tutje Memli ka folur edhe për bashkpartiakët e tij, Enver Hoxha dhe Vlora Çitaku

Ai ka falendëruar Hoxhën për mbështetjen që i ka ofruar.

“Ne jemi pjesë e PDK-së që nga viti 2004, rrugëtimin e kemi bërë sëbashku, ka shtuar ai.

Me Vlora Çitakun për herë të parë jemi zgjedhur deputet së bashku në vitin 2007, rrugëtimin tonë politik e kemi të përafërt dhe bashkëpunues”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i sapo zgjedhur i PDK-së ka thënë se do të punojnë shumë për arritjen e prioriteve.

Ai me tutje ka folur për rolin edhe Partisë Demokratike të Kosovës , duke theksuar se do të vazhdojnë rolin e tyre opozitar, në përputhje me kërkesat dhe pritshmërit e qytetarëve.

Me 469 vota të delegatëve të Konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së Memli Krasniqit u zgjodh në krye të Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Engima/

Related Articles