Krasniqit e Selimit iu vazhdohet paraburgimi në Hagë

Krasniqit e Selimit iu vazhdohet paraburgimi në Hagë

Edhe për dy muaj iu është vazhduar masa e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Angel Grip, ka njoftuar se trupi gjykyes ka konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku se do të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra të tjera penale “kundër atyre që konsiderohen se janë kundër UÇK-së”.

Grip ka shtuar se Selimi duket se ka nxjerr informacione për palë të treta të paautorizuara.

“Trupi Gjykues rikujtoi atmosferën e vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë dhe theksoi se duket se Selimi nxori informacion të privilegjuar për palë të treta të paautorizuara. Trupi Gjykues përfundoi se komunikimet e të akuzuarve mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anë të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Grip për RTK-në.

Dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë, të enjten dha Halim Berisha, ish-ushtar i UÇK-së, i cili tha se ka shërbyer në kuadër të policisë ushtarake.

Ai dëshmoi në seancë të hapur në rastin ku për krime lufte po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në prezantimin që ia bëri prokurori Filipo DeMinicis, tha se Halimi në pranverën e vitit 1999 e ka shoqëruar një person në një objekt në fshatin Zllash.

Related Articles