Në orët e para të ditës së sotme (pas mesnate) është rapotuar të ketë ndodhur një shërthim në Zveçan.
Saktësisht tek objekti i Postës.
Për rastin kanë folur Policia e Kosovës.
Veton Elshani, zëvëndësdrejtor për rajonin e veriut, ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30.
“Persona të lënduar nuk ka, janë thyer xhamat në një pjesë, por, s’mund të ndajmë më shumë informacione. Policia me njesitet relevante janë në vendin e ngjarjes aktualisht”, është shprehur Elshani.
Siç raportojnë mediat vendore, banorët e asaj zone janë evakuuar menjëherë.
Ky nuk është incidenti i vetëm në pjesën e komunave veriore të Kosovës, pasi veç në vitin 2024, janë regjistruar plot 15 sosh.
Gazeta Enigma do t’iu mbajë të informuar për detajet e mëtejme.
Krejt çka dihet deri më tani për shpërthimin në Zveçan
