Putin kushtëzon zbatimin e armëpushimit detar

Putin kushtëzon zbatimin e armëpushimit detar

Kremlini zyrtar së fundmi ka publikuar një deklaratë mbi bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite.

Aty janë paraqitur një sërë kushtesh për të cilat Kremlini zyrtar thotë se marrëveshja e Detit të Zi vjen bashkëngjitur.

Siç thuhet, marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen sanksionet nga bankat ruse të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit dhe plehrave, dhe ato të jenë rilidhur plotësisht me Sëift – një rrjet që lehtëson mesazhet e sigurta financiare midis bankave, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Kjo do të thotë se Rusia po kërkon në mënyrë efektive që sanksionet duhet të hiqen nga bankat e saj, prodhuesit dhe eksportuesit e ushqimit, si dhe siguruesit e përfshirë në eksportet e ushqimit, përpara se të hyjë në fuqi një armëpushim në Detin e Zi. /Gazeta Enigma

Related Articles