Krijohen kolona të gjata nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Krijohen kolona të gjata nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Shumë qytetarë nga Kosova këtë fundjavë janë nisur drejt bregdetit shqiptar, ku edhe janë krijuar kolona të gjata.

ABC News raporton se vargu i gjatë i automjeve, kryesisht pushues ditor nga Kosova në këtë ditë të fundit të qershorit janë drejtuar zonave bregdetare.

Pas udhëtimit në Rrugën e Kombit, vargu i gjatë i automjeteve pranë kryqëzimit në Fushë Milot përballen me një trafik të renduar. Pushuesit më pas i drejtohen zonave të preferuara të bregdetit për të kaluar fundjavën.

Me hapjen e rrugës Thumanë-Kashar pasditen e së dielës për turistët vendas dhe të huaj, pritet një përmirësim i ndjeshëm i lëvizjes së pushuesve që preferojnë të vizitojnë bukuritë e natyrës shqiptare gjatë këtij sezoni turistik.

Related Articles