Krijohet situatë e çuditshme me lëndimin e Arda Guler

Krijohet situatë e çuditshme me lëndimin e Arda Guler

Arda Guler ishte parashikuar të kthehej në lojë javën e kaluar kundër Las Palmas, por një lëndim fatkeq i minutës së fundit e pengoi atë të debutonte për Real Madridin.

Sensacioni turk ka mbetur jashtë fushës për tri javë për shkak të një lëndimi muskulor, por puna që ka bërë së fundmi ka qenë e pabesueshme dhe ecuria në formën e tij fizike shihet dukshëm.

Vetëm një javë pas lëndimit të tij, Arda Guler ka arritur të rikthehet në disa seanca vrapimi në fushë.


Sipas klubit, ky është një sinjal shumë pozitiv nga i riu 18-vjeçar, i cili pritet të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën këtë sezon pas kthimit të tij.

Të gjithë presin me padurim rikthimin e Ardës, brenda skuadrës dhe tifozët që shikojnë nga jashtë.

Rikuperimi i tij po shkon vërtet mirë dhe Real Madrid beson se mund ta rikthejë Arda Gulerin pas pushimit ndërkombëtar. 18-vjeçari do të ketë dy javë të plota për t’u rikuperuar dhe për t’u stërvitur me skuadrën dhe besohet se ai mund të kthehet në ndeshjen kundër Sevillas më 21 tetor, për të marrë minuta ndaj Bragas dhe në El Clasico.

Gjithçka do të monitorohet nga afër nga klubi dhe nuk do të ndërmerret asnjë rrezik i panevojshëm me të – pasi klubi është shumë i durueshëm dhe ka besim të plotë në cilësitë e turkut.

Related Articles