Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë i Njësisë Speciale në Shtërpcë

Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë i Njësisë Speciale në Shtërpcë

Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë.

Aksioni i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në dyshimet për korrupsion me ndërtimet në Brezovicë.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar të dyshuar për korrupsion.

Po ashtu merret vesh se janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të lartë të Listës Serbe në këtë komunë.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari nga vendi i ngjarjes ka konfirmuar se ky është një ndër aksionet më të mëdha kundër korrupsion i realizuar gjatë këtij viti.

Ai ka konfirmuar se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet. /Gazeta Enigma/

Related Articles