Krismat e mbrëmshme në pjesën veriore të Kosovës kanë trazuar qytetarët e asaj ane, shkruan Gazeta Enigma.
Këto detonime dhe krisma i ka dëgjuar edhe kryetari i Mitrvicës, Bedri Hamza, derisa shtoi se është shqetësuese për banorët e asaj ane.
“Mbrëmë ka pasur disa detonime në pjesën veriore. Janë shqetësuese për banorët e asaj ane, normalisht që ata shqetësohen për sigurinë, familjet dhe për pronat e tyre. Deri më tash informatat që i kemi nuk ka pasoja, lëndime në njerëz, por që si pas të gjitha gjasave bëhet fjalë për mjetë pirotentike të cilat kishin krisma të fuqishme”, tha ai për Gazetën Enigma.
Ndryshe, edhe ditë më parë ka pasur sulme ndaj disa zyrtarëve policor në veri, derisa edhe kryeministri Kurti tha se se këto sulme ishin terroriste dhe se për qëllim kishin vrasje.
“Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale
U takon organeve të rendit edhe për të bërë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çfarë duhet të ndërmarrim në vijim që të pamundësojmë sulme të këtilla. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët që kanë pasur për qëllim të vrasin”, ka thënë Kurti.
Kryeministri shtoi se është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës ajo që i bënë analizat dhe studimet e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë.