Kristi Aliaj: Nëse Luizi e fiton BBVA, Shqipëria është dështim

Kristi Aliaj: Nëse Luizi e fiton BBVA, Shqipëria është dështim

Kristi Aliaj është një ndër banorët e parë të Big Brother VIP Albania 2 dhe po vazhdon rrugëtimin në këtë format për më shumë se 70 ditë, raporton Gazeta Enigma.

Në krahasim me disa banorë të tjerë, Kristi ka shfaqur një natyrë më të qetë dhe shpesh herë ka qëndruar larg debateve dhe konflikteve.

Përveç të tjerëve ai gëzon një raport të mirë edhe me njëri prej banorëve më të komentuar, këngëtarin Luiz Ejllin.

Por, edhe pse Luizi ka fituar një përkrahje të madhe nga publiku, vetë Kristi nuk e sheh si fituese të këtij edicioni të BBVA.

Gjatë një diskutimi me banorët ku prezent ishte edhe Luizi, Kristi tha se këngëtari shkodran nuk është një shembull i mirë që duhet të shpallet fitues.

“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”, tha Kristi për fitoren e mundshme të Luizit.

Theksojmë që këtë javë në nominim janë pikërisht Luizi dhe Kristi bashkë me Armaldon dhe njëri prej tyre pritet të largohet nga shtëpia.

Related Articles