Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”, pas situatës energjetike në vend, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas ZKM-së, ai do të vizitojë teremocentralet në orën 15:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.