Kroacia dërgon ushtarë në Kosovë, presidenti kroat dhe ministri i Mbrojtjes përplasen për organizimin

Kroacia dërgon ushtarë në Kosovë, presidenti kroat dhe ministri i Mbrojtjes përplasen për organizimin

Ceremonia përshëndetëse solemne ndaj kontingjetit të 36-të të Forcave Ushtarake Kroate, që në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it nisen për në Kosovë, përsëri shkaktoi çarje mes Presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviç dhe Ministrit të Mbrojtjes, Mario Banozhiç.

Millanoviç ishte prezent në ceremoni, ndërsa Banozhiç, jo.

“Atij iu ndalua të mbajë fjalim, poashtu dhe komandatit të kontigjentit. Këtu ka anëtarë të policisë ushtarake, jo të brigadës, të cilët gjithmonë kanë qëndruar te porta. Kjo është edhe hera e parë që gazetarët s’janë lejuar të futen brenda barrakave”, thotë Ministra e Mbrojtjes për “Veçernji list”.

“Ushtria Kroate është mbi neve politikanëve”, përgjigjen ministria.

“Ne jemi të zëvendësueshëm, të gjithë. Por ushtria do të jetë këtu sa të ekzistojë Kroacia. Nuk kam shkuar në barrakat në Nashiçe. Sepse s’dua të marrë pjesë në lojërat e këtij zotëriut [Presidentit Zoran Millanoviç] që fatkeqësisht nuk kupton as dy fjalitë e para të këtij lajmërimi”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Mario Banozh.

“Anëtarëve të kontingjentit të 36-të kroat iu uroj udhëtim të lumtur dhe mision të suksesshë. Shihemi së shpejti”, shkroi ai në Facebook.

Mëngjesin e së hënës ekipet e gazetarëve dolën para kazermës në Nashicë, por u pritën nga policia ushtarake dhe u tha se nuk mund të hynin.

Përfaqësues të Ministrisë, si dhe presidenti Milanoviç, më vonë do të japin një deklaratë për mediat. /Gazeta Enigma/.

Related Articles