Kroacia dhe Skocia luajnë ndeshjen e fundit në Grupin D, ndeshje që për njërën kombëtare do të jetë e fundit edhe në këtë kampionat evropian.
Dy Kombëtaret kanë marrë vetëm nga një pikë në dy ndeshjet e para dhe janë në kërkim të kualifikimit. Barazimi nuk vjen në shprehje për asnjërën kombëtare, pasi që të dyja do të shkonin në shtëpi në rast se mbyllin evropianin me dy pikë. Si kroatët ashtu edhe skocezët duan vetëm fitoren dhe na pret një ndeshje e zjarrtë në Hampden Park të Glasgow.
Formacionet zyrtare:
Kroacia: Livakovic, Vlasic, Lovren, Juranovic, Vida, Gbardiol, Petkovic, Brozovic, Kovacic, Modric, Perisic.
Skocia: Marshalla, O’Donnell, Robertson, Hanley, Tierney, McTominay, McGinn, McGregor, Dykes, Adams, Armstrong.